A janë vaksinat e zhvilluara deri tani të sigurta? Çfarë efektesh anësore do mund të prisni dhe cilat janë reagimet normale pas një vaksinimi? Në të gjithë botën miliona vetë shpresojnë të vaksinohen shpejt kundër virusit corona. Në të njëjtën kohë ka po kaq shumë njerëz që janë të dyzuar, – nga njëra anë ata duan të mbrohen nga një infektim i mundshëm, nga ana tjetër i tremben efekteve të mundshme të një vaksine. Ata kanë frikë, se vaksinat e zhvilluara me një shpejtësi të madhe janë vërtet të sigurta, apo nëse janë mbikqyrur me kujdes efektet anësore. Cilat reaksione të vaksinës janë normale, cilat shihen si reaksione janë të mundshme? Dhe a duhet të vaksinohem?
Reagime normale pas një vaksinimi-Është normale që pas një vaksine trupi të reagojë: Për shembull rreth vendit të gjilpërës mund të ketës skuqje, enjtje apo dhimbje. Edhe lodhja, rritja e temperaturës, dhimbjet e gjymtyrëve apo të kokës nuk janë të pazakonta në tre ditët e para pas vaksinimit. Këto reagime normale zakonisht janë të dobta dhe nuk ndjehen më pas disa ditësh. Ato tregojnë, se vaksina po jep efektin e saj, sistemi imunitar i trupit reagon dhe trupi vetë krijon antitrupat mbrojtës përmes infektimit “të supozuar” nga vaksinimi. Këto reagime tipike janë raportuar edhe pas futjes në përdorim të vaksinës së BioNTech Pfizer, Moderna, Astra Zeneca dhe vaksinës ruse Sputnik V.
Rrallë edhe efekte anësore të rënda-Krahas reagimeve tipike të vaksinës, në raste të veçanta ka pasur edhe reaksione të forta të trupit, si për shembull shok alergjik, për të cilat është raportuar. Por këto janë raste të veçuara. Në përgjithësi vaksinat e lejuara, sipas Agjencisë Europiane të Medikamenteve, EMA, autoritetit amerikan të medikamenteve, FDA, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, janë të sigurta, përndryshe ato nuk do të ishin lejuar. Disa nga vaksinat e reja, të ashtuquajturat mRNA- dallojnë me themel nga vaksinat e mëparshme: Ato nuk përmbajnë viruse të dobësuar apo të ngordhur, por vetëm udhëzues strukturimi të një pjesëze të virusit. Vaksinat e tjera janë të ashtuquajtur vaksina me vektor, të cilat përdorin adenoviruset (si viruset e gripit, që prekin vetëm shimpanzetë) në mënyrë që të depërtojë proteina sipërfaqësore e virusit SARS-CoV-2, e njohur si proteina Spike, dhe kështu të shkaktojnë reagimin imunitar.
Cilat janë vaksinat më të njohura dhe rreziqet e tyre: BionTech-Pfizer-Gjatë fazës së testimit të substancës BNT152b2 të firmës gjermane BioNTech dhe Pfizer nga SHBA, nuk janë shfaqur efekte anësore serioze. Reaksione tipike si lodhja, dhimbja e kokës u shfaqën tek pacientët më të moshuar dhe ishin të reagime të vogla. Por që kur është vënë në përdorim kjo vaksinë, disa pak pacientë menjëherë pas vaksinës kanë treguar pas injektimit një reagim të fortë alergjik. Një pacient në SHBA dhe dy britanikë madje pësuan një të ashtuquajtur shok anafilaktik të lidhur me skuqje të lëkurës dhe probleme me frymëmarrjen. Për shkak se këta persona nuk kishin pasur sëmundje të tjera, dhe as nuk njiheshin si alergjikë, autoritetet britanike paralajmërojnë alergjikët nga vaksinimi.
Vaksina e Modernas-Vaksina mRNA-1273 e koncernit amerikan, Moderna është po ashtu një vaksinë e bazuar gjenetikisht, që ka afërsi me atë të BioNTech Pfizer. Gjatë studimeve klinike, sipas të dhënave të prodhuesit dhe autoriteteve kontrolluese nuk u shfaqën probleme tek testuesit. Reaksionet tipike janë të lehta ose zgjasin pak ditë. Megjithatë sipas një raporti të ndërmjetëm të një instance të pavarur tek 9,7% e të testuarve ka pasur efekte të ndjeshme lodhjeje pas vaksinës mRNa-1273-.
Edhe tek vaksina e Modernas ka pasur disa raste të reagimeve alergjike, dhe shumë pak raste paralizimi të nervit të fytyrës. Nuk dihet qartë, nëse këto reaksione kanë lidhje me vaksinën. Me gjasa flitet për një efekt anësore jo të shkaktuar nga mRNA, por nga pjesëzat nano-lipide, që shërbejnë si mbajtës të mRNA-së, të cilat trupi më vonë i nxjerr jashtë.
Vaksina e AstraZeneca-s-Tek koncerni suedez-britanik, Astra Zeneca një rast në shtator shkaktoi vëmendje të madhe mediatike gjatë fazës së testimit klinik. Një testues pas vaksinimit pësoi inflamacion të palcës kurrizore. Studimi u ndërpre për një kohë të shkurtër, derisa një komision i pavarur ekspertësh arriti në konkluzionin, se inflamacioni nuk ishte i lidhur me vaksinën. Edhe tek vaksina e AstraZeneca-s u shfaqën reaksione tipike, si dhimbje në vendin e injektimit, dhimbje muskujsh apo dhimbje koke dhe lodhje. Edhe këtu reaksionet shfaqeshin tek personat e moshuar, por rrallë dhe efektet ishin të vogla.
Vaksina Sputnik V-Që në gusht 2020 në Rusi u lejua vaksina vektor Gam-COVID-Vac (sputnik V), por pa pritur fazën e tretë të studimeve klinike me dhjetëra mijëra testues. Sputnik V përdor dy adenovire të ndryshme të modifikuara. (rAd26-S dhe rAd5-S). Në të gjithë botën pati reagime të mëdha kundër Qendrës Shkencore të Moskës Gameleja, që zhvilloi vaksinën, sepse në studimin e prezantuar për vaksinën, shfaqeshin dyfishime të shpeshta, që u interpretuan si shenjë manipulimi. Megjithatë Sputnik V po përdoret në disa vende, si në Bjellorusi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi, Brazil, edhe në Argjentinë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë reaksionet kryesore kanë qenë dhimbje koke dhe temperaturë. Nuk ka raportime për efekte anësore të rënda të Sputnik V.
A duhet t’i ekspozohemi rrezikut të vaksinimit?-Kësaj pyetjeje në fund duhet gjithsecili t’i japë vetë përgjigje. Ajo është një peshim individual i avantazheve dhe rreziqeve. A është për mua më e rëndësishme të mbroj veten e të tjerët me vaksinimin dhe të kem një jetë më normale apo rreziqet janë për mua shumë më të mëdha?
Të gjitha efektet anësore të regjistruara deri më tani janë vetëm regjistrime momentale të gjendjes së muajve të kaluar, kjo duhet thënë, megjithë euforinë për zhvillimin e shpejtë të virusit. Nuk dihet asgjë për efektet afatgjata të vaksinave të veçanta. Qartësinë për të këtë do ta sjellin studimet afatgjata, që po shoqërojnë në të gjithë botën vaksinat e përdorura tani. Deri tani mungojnë informacionet për efekte anësore të rënda të mundshme, si për shembull në rastin e personave me sëmundje të caktuara apo tek grupet e rrezikuara si alergjikët. Efekte të tilla do të kuptohen vetëm pas një kohë të gjatë vëzhgimi. “Prandaj një lloj rreziku mbetet”, thotë drejtori i Institutit për Mikrobiologjinë Klinike, Imunologjinë dhe Higjienën në Klinikën Universitare në Erlangen, Christian Bogdan. “Se sa i lartë është ai, këtë mund ta kuptojmë në muajt e vitet e ardhshme.”
Por vendimi bazohet në një peshim të rreziqeve dhe të përfitimeve të vaksinës, sipas tij. Për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, ai bëri një llogaritje: Nëse një i moshuar ka probabilitet të ndërrojë jetë me 20% nga një infektim me Corona” dhe “në të njëjtën kohë rreziku që të ketë një efekt anësor të rëndë për shkak të vaksinimit është 1:50.000 apo edhe më pak, atëherë unë do t’i hyja këtij rreziku.” Fëmijët nuk do t’i vaksinoja, thotë Bogdan, rreziku i tyre për të humbur jetën nga COVID-19 është gati zero. Për siguri edhe shtatzënat apo gratë që japin gji do ishte më mirë të mos vaksinoheshin, sipas të dhënave të deritanishme, thotë Bogdan