Gazetarj i familjes Berisha-Meta, Çlirim Peka, herë pas here shfaqet edhe si analist i çështjeve të rajonit dhe botës.

Një ditë më parë, ai ka qenë i ftuar në një TV në Kosovë, për të folur për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Vetëm se, është kthyer në hit në rrjetet sociale jo për ato që ka thënë, por për ato që i kanë thënë.

Gjatë gjithë emisionit, gazetarja dhe të ftuarit e tjerë herë i thërrisnin Qim, herë Kim, si Kim Mehmeti, madje në një moment e thërritën edhe Gjim.

Ndaj në rrjet ka plasur ironia, me komentues të shumtë që tallen me gazetarin Peka. (TemA)