Shumë njerëz kanë nxituar në plazhet e Atikës që nga mëngjesi, për një shëtitje por edhe për të notuar për shkak të motit me diell dhe temperaturave të larta që janë regjistruar.

Familjet morën fëmijët e tyre dhe biçikletat dhe dolën për të shijuar motin e mirë. Shumica e njerëzve ndjekin masat e mbrojtjes së koronavirusit, mbajnë sa më shumë distancë të jetë e mundur dhe mbajnë maskë (kur nuk zhyten në det) siç raportojnë mediat greke.