Një rritje e infektimeve me COVID-19 po vihet re në Britaninë e Madhe, Irlandë, Gjermani dhe po vjen, gjithashtu, edhe te ne, prandaj duhet të bëjmë ende disa sakrifica, tha sot kryeministri Italian, Giuseppe Conte, në lidhje me veprimin e qeverisë ndaj pandemisë. “Pa masat kufizuese të ndërmarra gjatë festive të fundvitit do të kemi numra të tjerë”, tha nga ana e tij ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, duke vënë në dukje se çfarë po ndodh në pjesën tjetër të Europës, ku, sipas tij, ekziston një situatë e ndërlikuar.

“Ndalimi për të pritur më shumë se dy të afërm ose miq në shtëpi provoi të ishte një rregull i arsyeshëm që funksionoi gjatë periudhës së Krishtlindjes. Unë mendoj se do të kishte kuptim ta konfirmoja atë”, shtoi ai. Gjatë takimit me rajonet, qeveria konfirmoi se ka ndërmend të vendosë një ndalimqarkullimi për baret që shesin ushqime dhe pije me vete pas orës 18:00. Masa të tjera përfshijnë lejimin e një maksimum prej dy personash për të vizituar të afërmit dhe miqtë në shtëpi, si edhe ndalimin e lëvizjes midis rajone, madje edhe ndër ato të verdha. Speranza theksoi se situata epidemiologjike nuk duhet nënvlerësuar, se epidemia është akoma shumë e fortë dhe për këtë janë ende të nevojshme kufizime dhe sjellje korrekte.