Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 61 milionë. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 61.074.495 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin. Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në SHBA (12 736 512), Indi (9 975 958), Brazil (6 875 230) dhe Rusi (2 640 036) ndërsa më pas radhiten Argjentina (1 311 488) dhe Kolumbia (1 287 597). Ndërkohë në mbarë botën janë 23 187 611 persona të cilët ende janë në trajtim.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 86 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1,86 milionë të vde kur.