Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontakte, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet e vetme që kemi në dorë për të luftuar virusin e rrizikshë në pritje të vaksinës. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 1,281 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 185 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, nga 19 raste në Shkodër, Vlorë, 12 në Sarandë, nga 9 raste në Kurbin, Lezhë, nga 8 raste në Durrës, Kavajë, Cerrik, 6 në Kamëz, nga 4 raste në Kukës, Lushnje, Dibër, nga 3 raste në Fier, Berat, Vorë, Patos, nga 2 raste në Krujë, Mirditë, Rrogozhinë, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Vau i Dejës, nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Përmet, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Belsh, Malësi e Madhe, Kolonjë, Klos, Skrapar, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 348 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,996 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 59-76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (04 Janar 2021) Raste të reja ditore 185 Të shëruar në 24 orë 348 Të shtruar në spitale 274 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 1,281 Testime totale 269,383 Raste pozitive 59,623 Raste të shëruara 34,996 Raste Aktive 23,428 Humbje jete 1199 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 13577 Fier 1668 Shkodër 1315 Durrës 1187 Vlorë 942 Korçë 946 Lezhë 901 Elbasan 874 Berat 770 Gjirokastër 490 Kukës 396 Dibër 362