Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3727 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 190 raste në Tiranë, 49 raste në Durrës, 27 raste në Elbasan dhe Vlorë, 25 raste në Krujë, 24 raste në Lushnje, 21 raste në Shkodër dhe Lezhë, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Berat, 16 raste në Pogradec, 15 në Mallakastër, 14 raste në Kurbin, 12 raste në Fier, Mat, Sarandë, 11 raste në Dibër dhe Korçë, 9 raste në Kukës dhe Gramsh, 8 raste në Mirditë, Divjakë, Kuçovë, 7 raste në Malësi e Madhe, 6 raste në Kamëz dhe Klos, 5 raste në Vorë, 4 raste në Delvinë, Prrenjas, Bulqizë, Cërrik, 3 raste në Rrgozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Selenicë, Peqin, Shijak, Libohovë, Konispol, Skrapar, 2 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Kolonjë, Patos, Poliçan, Përmet, 1 rast në Vau i Dejës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 440 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,421 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 51-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjenën vetjake. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (12 Janar 2021) Raste të reja ditore 656 Të shëruar në 24 orë 440 Të shtruar në spitale 258 Humbje jete në 24 orë 5 Testime ditore 3727 Testime totale 297,106 Raste pozitive 64,627 Raste të shëruara 38,421 Raste Aktive 24,954 Humbje jete 1252 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 14396 Fier 1821 Shkodër 1363 Durrës 1335 Lezhë 1005 Vlorë 1006 Korçë 913 Elbasan 918 Berat 802 Dibër 556 Gjirokastër 457 Kukës 382