Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesuni për higjenën vetjake. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3695 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 250 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 34 raste në Kurbin, 33 raste në Durrës dhe Lushnje, 26 raste në Kavajë, 23 raste në Krujë, 22 raste në Berat, 19 raste në Fier, 17 raste në Kamëz, 16 raste në Sarandë, 11 raste në Shkodër dhe Mat, 10 raste në Lezhë, Ura Vajgurore, 8 raste në Librazhd, Klos, Gramsh, 7 raste në Prrenjas, 6 raste në Mirditë, Shijak, Vorë, 5 raste në Pogradec dhe Kuçovë, Mallakastër, 4 raste në Korçë, Rrogozhinë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Divjakë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Elbasan, Tropojë, Belsh, Patos, Cërrik, Poliçan, 1 rast në, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,246 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 48-74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (14 Janar 2021) Raste të reja ditore 660 Të shëruar në 24 orë 386 Të shtruar në spitale 271 Humbje jete në 24 orë 5 Testime ditore 3695 Testime totale 304,108 Raste pozitive 65,994 Raste të shëruara 39,246 Raste Aktive 25,487 Humbje jete 1261 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 14720 Fier 1846 Shkodër 1388 Durrës 1390 Lezhë 1023 Vlorë 1032 Korçë 933 Elbasan 966 Berat 827 Dibër 528 Gjirokastër 463 Kukës 371