Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19.
Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3331 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 670 qytetarë .Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 262 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 27 në Durrës, 25 në Fier, nga 23 raste në Lezhë, Vlorë, 21 në Krujë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, 14 në Kavajë, 13 në Shkodër, nga 12 raste në Sarandë, Dibër, Himarë, nga 11 raste në Kurbin, Mat, nga 10 raste në Korçë, Kukës, Cerrik, nga 9 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 8 raste në Librazhd, Delvinë, nga 7 raste në Prrenjas, Shijak, 6 në Peqin, nga 5 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Gramsh, Kuçovë, nga 4 raste në Pogradec, Tepelenë, Roskovec, nga 3 raste në Mirditë, Skrapar, Vorë, Patos, nga 2 raste në Memaliaj, Poliçan, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Kolonjë, Klos, Dropull, Konispol.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,969 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 279 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë nga Tirana, Fieri, Kavaja dhe Mati, të moshave 37- 77 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.