Tri vite më parë David Goodhart, themelues i revistës «Prospect», botoi një libër, The Road to Somewhere, në të cilin ravijëzonte kundërshtinë midis Somewhere (atyre Ngandonjëanë, të lidhur me komunitetin dhe traditën) dhe atyre Anywhere (atyre të Kudondodhur), kozmopolitë të globalizuar: kategori që kanë hyrë tashmë në fjalorin politik e kulturor britanik. Tani kthehet me një libër të ri që ka hapur diskutime të forta: Head, Hand, Heart («Kokë, Dorë, Zemër»), në të cilin thekson se shoqëritë tona u kanë kushtuar pak rëndësi punëve intelektuale në kurriz të atyre të krahut dhe të kujdesit. Dhe është pikërisht ky zhvlerësim në themel të rrënjëa së revoltave populiste të këtyre viteve të fundit.

Si ndërlidhet ky libër i fundit me librin tuaj të mëparshëm «The Road to Somewhere»?

«Të dy librat janë të lidhur: kjo është se pjesa e dytë e The Road to Somewhere dhe është i motivuar nga i njëjti kuriozitet ndaj tjetërsimit politik masiv që kemi parë të shfaqet kohët e fundit në vende tona. Qysh në librin tim të parë kisha shkruar një kapitull mbi problemet e një shoqrie të bazuar mbi suksesin dhe meritokracinë, një shoqëri të shtresëzuar mbi bazën e arsimimit: ky libër bën një hap përpara dhe shikon sesi i kemi atribuar prestigj dhe shpërblim të tepruar një tërësie aftësishë, atyre konjitive dhe analitike, ndërsa i është hequr vlerë punëve të krahut dhe të kujdesit. Në disa aspekte, është një lojë me shumatore zero».

Cilat janë pasojat e kësaj tendence?

«Nuk është vetëm problem ekonomik apo politik, është një problem socio – kulturor: kemi zhvilluar një përkufizim tejet të ngushtë të asaj se çfarë do të thote të bësh një jetë të suksesshme, pasi është një përkufizim që lë jashtë 2/3 e popullsisë. Të gjitha demokracitë e pasura të botës e kanë zhvilluar jashtëzakonisht arsimin e lartë gjatë gjeneratës së fundit dhe kemi krijuar një shkallë të vetme drejt sigurisë dhe suksesit. Nëqoftëse kthehemi 20 apo 30 vjet prapa, në shoqëritë tona kishte shkallë të shumta të vogla për lart: nëqoftëse ishe një njeri relativisht i aftë, kompetent, bije në sy dhe mund t’i ngjisje rangjet e organizatës tënde, qoftë ajo spital, ushtri apo autoritete lokale.

Tani është shumë më e vështirë pasi të duhet të kesh një diplomë apo deri një master që të hysh në instancën e parë e këtyre organizatave, domethënë ka shumë më pak promovim nga poshtë».

Domethënë shumë «kokë», shumë dije?

«Ky arësyetim është i lehtë sa për t’u futur në karikaturë: nuk jam kundër prodhimit të dijes dhe inteligjencës së lartë, janë gjëra jetike, sot më shumë se kurrë. Për shembull, nevojiten persona tejet të arsimuar dhe tejet inteligjentë për të gjetur vaksinën e kundër kovidit, ama kjo nuk e justifikon krijimin e një burokracie të madhe konjitive, shpesh e përbërë nga njerëz që nuk janë më të aftë se njerëzit që bëjnë punë krahu apo kujdesi».

Pandemia ka shkaktuar një spostim të theksit, është kuptuar rëndësia e punëtorëve – kyç, sidomos në sektorin e kujdesit. Është një lëvizje e përhershme?

«Po. 20 apo 30 vite më parë zgjerimi i arsimit të lartë, krijimi i më shumë vendeve të punës konjitive kishte kuptim, por në 10 vitete fundit nuk ka qenë më ky rasti, kemi arritur pikun e “kokës” dhe një riekuilibrim po fillonte qysh përpara pandemisë. Del në dritë se ekonomia e dijes nuk ka nevojë për kaq shumë punëtorë të dijes: kjo është e vërteta lakuriq. Inteligjenca artificiale do të nxjerrë jashtë loje shume punë konjitive të nivelit të mesëm e të ulët: klasa konjitive me ngadalë po rrudhet, ekspansioni i saj është ndalur. Tashmë ka një reduktim të rrogës për të diplomuarit: ishte me 50% më shumë karshi jo të diplomuarve, tani për njerëzit që nuk vijnë nga universitete elitare është më pak se 10%. Dhe 30% e të diplomuarve tashmë nuk bëjnë punë që kërkojnë ndënjë diplomë. Riekuilibrimi tashmë po fillonte dhe shpresoj që pandemia ta forcojë këtë tendencë».

Atëhere për çfarë kanë nevojë shoqëritë tona?

«Ndërsa kemi prodhuar me tepri punëtorë konjitivë me nivel të mesëm e të ulët, kemi një mangësi të jashtëzakonshme artizanësh të kualifikuar, në një nivel dijesh teknike të ndërmjetme. Kemi shumë akademikë por na mungojnë teknikët: asistojmë në një krizë të fortë rekrutimi në sektorin e kujdesit, domethënë midis infermierëve, në asistencën sociale. Duhet ta ngremë statusin dhe shpërblimin e këtyre kategorive».

Ama ekspansioni i elitës konjitive ka sjellë edhe një mobilitet të madh social. Duhet ta pranojmë tani një mobilitet për poshtë?

«Çdo ide meritokracie të barabartë kërkon mobilitetin për poshtë, përndryshe do të duhej të zgjerohej në pafundësi klasa konjitive. Deri më tani jemi bazuar mbi këtë mit, se klasa konjitive mund të zgjerohej përgjithmonë: po atëhere kush i bën të gjitha gjërat e tjera?».

Domethënë një kritikë e meritokracisë në versionin e saj të ashpër?

«Libri im është pjesërisht një kritikë e meritokracisë, ashtu siç është zhvilluar në libra të tjerë të ndryshëm të kohëve të fundit. Por kontributi im është pak ndryshe: kemi zbuluar se një meritokraci e përkryer është e pamundur për t’u zbatuar, pasi në shoqëritë e lira prindërit mund t’ua transmetojnë fëmijëve shumë prej avantazheve të tyre. Meritokracia si ideal politik është shfaqur në vitet ’90 në qendrën e majtë, që kishte pranuar paradigmën ekonomike e djathtë, reformat e Thatcher e të Reagan dhe, për pasojë, kishte nevojë për një narrativë të re, që e ka bërë të sajën edhe e djathta. Kështu që rreth saj ka një konsensus politik: vetëm se nuk funksionon shumë mirë».

Por ekziston edhe rasti i kundërt. Ekziston një vend ku meritokracia është pothuajse e çanjohur, ku mbizotërojnë raportet personale dhe lidhje: është Italia, që është edhe një vend tejet disfunksional. Ndoshta meritokracia është pak si dmeokracia: një sistem i tmerrshëm, përjashto gjithë të tjerët.

«E pranoj këtë pikë. Ama është edhe e vërtetë se në Amerikë ka më shumë studentë në universitetet e Ivy League të ardhur nga 1% sipëror i shoqërisë sesa gjithë 50% inferior: pra meritokracia nuk funksionon shumë mirë. Edhe si ideal nuk është shumë tërheqës: një shoqëri ku disa fitojnë dhe të gjithë të tjerët ndjehen të dështuar, në një epokë demokracia egalitare duket si e bërë për të krijuar llojin e mërisë që ushqen populizmin, që është rezultati i tensionit midis premtimit për barazi në sferën politike dhe realitetit të pabarazisë ekonomike dhe të statusit».

Domethënë kishte të drejtë Lenini: çdo kuzhiniere duhet të mësojë të qeverisë shtetin?

«Natyrisht që kemi nevojë për një seleksionim meritokratik për punë e majës: nëse dëshiron të kesh fizikanët bërthamorë më të mirë në drejtimin e programit tënd të kërkimit bërthamor, nuk mund t’i përzgjedhësh me short.

Unë jam për një seleksionim meritokratik të punëve, por kundër një shoqërie meritokratike. Një shoqëri meritokratike nuk është ideal i mirë, meritokracia duhet të jetë vetëm një parim pragmatik për tregun e punës, për të caktuar njerëzit më të përshtatshëm për punët më të përshtatshme. Problemi nuk është të flaket tej meritokracia, por ta shpërndash nëpërmje aftësive të ndryshme, që nuk janë vetëm ato konjitive».

(nga La Lettura)

Përgatiti: Armin Tirana