Organizata Botërore e Shëndetësi doli në një deklaratë për shtyp të martën ku përsëriti qëndrimin e saj se njerëzit duhet të marrin 2 doza të vaksinës së Pfizer dhe Biontech për të luftuar koronavirusin.
Shumë vende kanë administruar deri në këto momente sasi të vogla vaksine dhe po përballen me presion të shtuar në shërbimet shëndetësore për shkak të rritjes së numrit të infektimeve dhe shfaqjes së varianteve të reja të virusit.
Qeveritë anembanë janë duke vendosur masa të reja izolimi dhe kanë shtuar kërkesat për vaksinë, e cila shihet si zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo krizë globale.
“Ne kemi diskutuar dhe dolëm me rekomandimin se dy dozat e vaksinës së Pfizer duhen marrë brenda 21-28 ditësh”, tha Alejandro Cravioto, kryetar i Grupit Strategjik Këshillimor të OBSH-së për Imunizimin.