“Deri më sot, janë rreth 354 fatura të cilat janë lëshuar elektronikisht nëpërmjet softeve apo portalit “Self care””. Kështu deklaroi ministrja e Financave, Anila Denaj në Elbasan ku zhvilloi një sërë takimesh me subjektet e Fiskalizuara.

“Zhvilluam një sërë takimesh informuese së bashku me Delinën dhe Klevisin, ku garantuam subjektet që tashmë po zbatojnë procesin e Fiskalizimit se do të vijojmë të jemi pranë tyre për t’i asistuar në çdo nevojë dhe në çdo vështirësi që mund të hasin”, tha Denaj.

“Risitë digjitale na ndihmojnë sot, për të vendosur përpara disa sisteme, disa protokolle të cilat në gjuhën më të thjeshtë janë pjesë e fiskalizimit”, u shpreh Denaj.