Aurela Hoxha prej pak kohësh është larguar nga Shqipëria, për të nisur një jetë të re në Spanjë. Modelja ka krijuar dhe një linjë me bikini dhe ka organizuar disa sfilata me modele shqiptare e të huaja jashtë vendit. Për sa i përket angazhimeve në jetën e saj profesionale të gjithë kemi informacione, por nga jeta private e modeles dihet shumë pak. Ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për këtë pjesë, sepse nuk ka preferuar të flasë publikisht. Ndërkohë së fundmi janë zbuluar disa detaje të reja nga jeta e saj, që askush nuk i ka ditur për gjithë këto kohë.
Mësohet se Aurela Hoxha është në pritje të ëmbël. Sipas lajmit në fjalë modelja është 5-muajshe shtatzënë dhe madje është zbuluar emri i partnerit të saj. Thuhet se ai quhet Alban, por nuk dihen detaje të tjera rreth tij. Është se Aurela ka pasur një krizë me të gjatë muajve të verës, por tashmë ata janë sërish në krahët e njëri-tjetrit.
Lajmi i shtatzënisë së Aurelës është përhapur me shpejtësi në media, por nga ana e saj nuk ka pasur ende asnjë reagim. Ndërkohë ajo ka qenë e pranishme këto ditë në Shqipëri, pasi ka qenë pjesë e ditëlindjes së fotografit, Endrit Mërtiri. Kryefjala. com