Sot ka nisur vaksnimi antiCovid i i epidemiologëve nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë qenë edhe në ditën e dytë në “Air Albania” për të ndjekur procesin e vaksinimit.
“Dita e djeshme ka vajtur mirë. Kemi vaksinuar 50 mjekë, infermierë, kemi sot serinë tjetër të mjekëve të infermirëve të dy spitaleve Covid, pra “Shefqet Ndroqit” dhe “Infektivit”. Më pas vazhdojmë me Covid 3 dhe 4. Por paralelisht sot kemi filluar vaksinimin dhe të epidemiologëve. E kemi nisur me epidemiologët e Tiranës, Durrësit, Kavajës edhe Krujës. Dhe më pas shpërndahemi edhe në gjithë Shqipërinë. Sot kemi 60 mjekë, infermierë, epidemiologë që do të vaksinohen”, tha Manastirliu.
Eksperët e ISHP ndërkohë shpjeguan se vaksinat ruhen në temperaturë -80 °C, dhe se sillen në “Air Albania” vetëm kur duhet të përdoren.
“Vaksina ka ruajtur gjithë gjithë karakteristikat në raport me zinxhirin ftohës. Pra vjen nga Instituti i Shëndetit Publi, ku ruhet në frigoriferë -80. Dhe e sjellim këtu vetëm në ditën që do të aplikojmë sipas planeve. Por edhe këtu kemi një frigorifer +2 – +8 që qëndron deri në 5 ditë po të jetë e nevojshme. Por normalisht po e mbajmë – 80 për të nxjerrë aq sa është e nevojshme”, shpjeguan ata.
Në fjalën e saj Manastirliu tha se do të ketë një vaksinim të kombinuar ku përveç personelit shëndetësor, do të vaksinohen dhe të moshuarit e institucioneve rezidenciale.
Kryeministri Rama ndërkohë falenderoi të gjithë ekipet mjekësore, mjekë, infermierë, epidemiologë për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë duke qënë tërë kohës në terren.