Dita e dyte e vaksinimit te personelit mjekesor qe eshte ne frontin e pare te luftes kunder Covid pritet te nise nga momenti ne moment!

Kryeministri Rama ka mbërritur përsëri paraditen e sotme në ambientet e stadiumit kombëtar “Air Albania”, ku do të vaksinohen sot 60 persona të tjetër, kryesisht epidemiologë dhe infermierë të spitaleve Covid.

Siç shihet nga fotot, Rama ka parë nga afër përgatitjet për ditën e dytë të fushatës së vaksinimit dhe më pas është larguar bashkë me ministren Ogerta Manastirliu. Të dy bisedojnë diça të dera e stadiumit dhe më pas largohen me makinat e tyre.

Kujtojmë se procesi i vaksinimit në Shqipëri nisi dje, ku u injektuan 50 dozat e para. Të parët që e morën ishin shefja e Infektivit Najada Çomo, kryeministri Rama dhe dy mjekët Pëllumb Pipero e Tritan Kalo.