Para pak kohësh Tea dhe Andi deklaruan se do ta vazhdojnë edhe më shumë njohjen mes tyre dhe se nuk do të zhvillonin më takime me të tjerët. Ata kaluan dhe festat e fundvitit bashkë dhe duket se lidhja e tyre sa vjen e përforcohet edhe më tepër. Ditën e djeshme Andi tha gjatë një interviste se marrëdhënia e tyre jashtë kamerave është në rrugën e duhur dhe uron që të fejohen sa më shpejt.

Jemi në rrugën e duhur për t’u përputhur. Komunikojmë, nishanet nuk i kemi shkëmbyer akoma, po uroj t’i shkëmbejmë sa më shpejt.