Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor udhëzon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të veçantë gjatë udhëtimit në ditët me mot të acartë. Në publikimin në faqen zyrtare të DPSHTRR, këshillat përfshijnë:
1. Verifikimin që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur; Përdorimi i antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit; 2. Qarkullimi vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit; 3. Mbajtja gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.) 4. Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm ndaj duhet ruajtur distanca e sigurisë shtesë nga mjeti që paraprin; 5. Mos kryerja e manovrave të nxituara veçanërisht në prani të dëborës; 6. Qytetarët duhet të tregohe të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit.