Në mbledhejn e Komiteti Teknik të Ekspertëve, Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka deklaruar se forcimi i kapaciteteve në këtë vit të Ri me 36 autoambulanca të reja do të rrisë më tej standartin në shërbim të pacientëve në këtë situatë të pandemisë duke qenë të pajisur me oksigjenin dhe gjithë mjetet e nevojshëm deri në dërgimin e qytetarëve në spital.
“Për fatin e mirë këtë vit e filluam me forcimin e kapaciteteve, 36 autoambulanca të reja i të pajisura të cilat veç pajisjeve kanë 4400 litra oksigjeni në çdo ambulancë për të patur në disozicion deri në dërgimin në spital. Vetëm në dy vitet e fundit e kemi fuqizuar flotën e autoambulancave në territor me 80 autoambulanca të reja moderne të pajisura me të gjithë mjetet jetëshpëtuese. Me riorganizimin e shërbimit të urgjencës dhe ngritjes së Njësisë së Koordinimit, e cila tashme është shtrirë në të gjithë Shqipërinë, kemi bërë të mundur ti përgjigjemi në kohë çdo thirrje për ndihmë në numrin unik 127”, deklaroi Brataj.
Brataj ka deklaruar se në vitin që lam pas janë pritur 700 mijë thirrje nga Urgjenca Kombëtare dhe janë kryer mbi 150 misione në banesë. “Është kryer një punë voluminoze ku vetëm 700 mijë thirrje kanë ardhur nga fillimi pandemisë në vitin që lam pas. Numri i misioneve të kryera është rreth 150 mijë misione gjatë kryerjes së të cilave në banesë janë trajtuar rreth 55% e pacientëve, që shënon një arritje cilësore të shërbimit të ofrouar mjekësor nga ekipet e urgjencës mjekësore, duke i ofruar qytetarëve të gjithë ndihmën e duhur mjekësore në banesë dhe 45% e misioneve të kryera kanë përfunduar në spital”, theksoi Brataj.