Qytetarët britanikë të përfshirë në një mega-sondazh të “Daily Express” nuk kanë dyshime: ata besojnë se martesa e princit Harry me Meghan Markle, nuk ka për të zgjatur shumë. Pas kësaj, thonë të intervistuarit, Harry do të kthehet, i vetëm, në gjirin e familjes mbretërore. Një vit nga shkëputja e dukës dhe Dukseshës së Sussex në atë që në media nisi të njihej si Megxit, Daily Express pyeti mbi 25 mijë britanikë se c`mendojnë për të ardhmen e çiftit. Herët a vonë, do të divorcohen, nuk kanë për të ndenjur bashkë gjithë jetën, ishte përgjigja e shumicës.
Sondazhi reflekton disa pretendime të shfaqura së fundi në media sipas të cilave që nga koha kur Harry nisi bashkëjetesën në Kaliforni me Meghanin dhe djalin e tyre Archie, marrëdhënia e tyre është vendosur përpara një sprove të vështirë. Thuhet se princi ndihet i izoluar dhe i vetmuar, e se po e mbyt malli për familjen dhe nostalgjia për jetën e tij të mëparshme londineze.