Fjalë të ashpra u shkëmbyen në tunelin e stadiumit dhe dhomat e zhveshjes, së pari midis Dzeko dhe një anëtari të stafit, pastaj mes boshnjakut dhe trajnerit verdhekuq. Klima ishte tejet e nxehtë, dikush ndërhyri për të shmangur më të keqen. Të dy nuk e kanë duruar njëri-tjetrin prej një kohe të gjatë, por muajt e fundit janë përpjekur të ecin përpara. Dzeko hyri në fushë të martën, në fillim të kohës shtesë. Kaq do të mjaftonte për irritimin e kapitenit, pa folur pastaj për eliminimin e turpshëm nga Spezia.
Të enjten, Fonseca i komunikoi ekipit vendimin për përjashtimin e Dzeko nga ndeshja e radhës, që do të jetë sërish kundër Spezia. Madje, la të kuptohet edhe heqjen e shiritit të kapitenit. Një zgjedhje e vështirë, e cila shkaktoi reagimin e lojtarëve. Edhe Fazio do të kishte pasur një përballje mjaft të nxehtë me trajnerin, i cili, përkundrazi, ishte zhgënjyer nga Pellegrini, që mori përsipër mbrojtjen e kapitenit, shokut të tij.
Lojtarët u rreshtuan në atë moment në krah të kapitenit, duke kundërshtuar zgjedhjen e trajnerit. Edhe pse jo të gjithë në dhomën e zhveshjes e pëlqejnë sjelljen e boshnjakut. Kështu, të enjten, në fund të takimit me skuadrën, Fonseca mori vendimin për përjashtimin e Dzeko. Në një kuptim të caktuar, të miratuar nga klubi, i cili nuk ka marrë masa zyrtare kundër kapitenit. Por, besimi te trajneri mbetet në dorë të kohës.
Duket e vështirë për të shëruar përçarjen midis Dzeko dhe Fonseca, por edhe më e vështirë heqja qafe e qendërsuolmuesit, i cili është bërë i pakëndshëm, edhe pse fiton 7 milionë euro në vit (edhe për sezonin e ardhshëm). Inter dhe Juventus, të cilët kanë treguar vëmendje ndaj Edin në të kaluarën, nuk janë më në gjendje të kryejnë një operacion të tillë. Një agjent italian e ofroi atë te West Ham, i cili po kërkon një qendërsulmues dhe pa që u zbeh mundësia e arritjes së Simeone.