Manuel Locatelli është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mesfushori la Milanin në verën e vitit 2019 dhe u transferua te Sassuolo për 12.5 milion euro. 23-vjeçari është rritur shumë nën drejtimin e trajnerit De Zerbi dhe sot për sot është një nga mesfushorët më të mirë në Serie A.
Paraqitjet fantastike ndikuan që të debutojë me kombëtaren e Italisë shtatorin e kaluar. Juventusi është i interesuar për të, Andrea Pirlo e cilëson si përforcimin perfekt për mesin e fushës.
Pëlqim ka edhe nga Milani, që do të tentojë ta rikthejë në Milanello, por lojtari mund të përfundojë në Premier League te Manchester City. Daily Mail raporton se Pep Guardiola ka mbetur i mahnitur nga stili i Locatellit dhe drejtuesit e “Cityzens” kanë gati 30 milion paund për Sassuolon