Pas publikimit të fotove në ditën e djeshme të Beartit dhe Teas, tani është publikuar edhe një video e tyre. Në videon shihen, Tea dhe Bearti të cilët dalin nga kafeneja krah për krah me njëri tjetrin. Kujtojmë që ditë më parë, Tea kishte dalë çift me Andin nga emisioni i “Për’puthen”, dhe kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat në drejtim të saj për një lidhje të mundshme

Por, siç duket çifti i vërtete Bearti – Tea, kanë qenë që një kohë të gjatë në lidhje dhe kanë frekuentuar restorante në qytetin e Kosovës. Andi ka treguar që është detyruar për shkak të kontratës të dilte çift me Tean, dhe jo nga dëshira e tij, por ende nuk ka ndonjë reagim nga ana e Teas. I vetmi reagim ishte nga Bearti i cili doli publikisht duke e mbrojtur Tean dhe që kjo lidhje e tyre ëshë më shumë se dashuri.