Kryetarja e partisë më të re ‘Lëvizja për ndryshim’, Jozefina Topalli ka uruar Vitin e Ri me një foto të publikuar buzë detit.

“Përshumevjet e Gëzuar 2021”, shkruan Topalli krahas fotos së publikuar.

E qetë dhe e relaksuar duket në këtë foto Topalli e cila në këto zgjedhje është bërë gati të sfidojë edhe opozitën jashtëparlamentare, të cilët e ka sulmuar që pasi është larguar nga PD-ja. Ish-kryeparlamentarja pak ditë më parë ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë e afër me të, teksa shtoi se tani e ka kuptuar që ka korrupsion në opozitë. Topalli nuk i ka kursyer kurrë kritikat për Lulzim Bashën duke e bërë fajtor se falë tij Rama po qëndron në pushtet.