Publiku vazhdon të jetë i paqartë me largimin e papritur të një prej konkurrenteve të preferuara, Enxhëllit. Enxhëll deklaroi largimin, pikërisht pasi u transmetua takimi i saj me Saimirin, një takim shumë romantik. Largimi i saj nuk përkon me fjalët që në një intervistë për programin “Daily Love Story”, pak para nisjes së spektaklit.

“Shpresoj të jemi sa më gjatë bashkë këtu”, i tha Enxhëll gazetares. Madje ajo u shpreh e sigurt se Saimiri nuk do e eliminonte dhe mes tyre kishte nisur diçka, ndonëse “ai e mban veten”. Këto deklarata i kanë bërë edhe më konfuzë ndjekësit në rrjete sociale duke aluduar se diçka mund të ketë ndodhur para spektaklit, që shtyu Enxhëllin në këtë vendim.