Enxhëll u largua papritur nga “Love Story” puntatën e të hënës duke i habitur të gjithë, pasi ajo kaloi një takim mjaft romantik me Saimiri. Sot Enxhëll ka reaguar me një postim në Instagram ku tregon se arsyeja e vetme ishte familja dhe fakti që nuk dëshiron të jetë një showgirl.
“Publik i dashur që më mbështetët përgjatë gjithë kësaj eksperience në Love Story ju kërkoj ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje të gjithëve! E vetmja arsye që unë u tërhoqa normal ishte familja e para, por hyra aty si një vajzë e thjeshtë dhe ashtu doja të dilja! Kurrësesi nuk mund të bëhesha një showgirl”, shkruan Enxhëll duke falenderuar produksionin për mundësinë. “Hyra për dashurinë, por zemra nuk mund të komandohet”, përfundon Enxhëll. Ajo ka postuar edhe një foto nga puntata e fundit teksa vihet re se i ka komentuar edhe Alketa Vejsiu. “Të dua”, i shkruan Alketa Enxhëllit.