Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan në konferencën për shtyp pas takimit me Kryeministrin e Shqipërisë u shpreh se në takim është biseduar për rritjen e bashkëpunimit.

“Unë jam shumë i kënaqur që pres sot në Ankara Kryeministrin Rama dhe delegacionin e tij. I uroj mirëseardhjen. Shqipëria është vend mik, vëlla dhe aleat. jemi dy popuj vëllezër. Jemi dy popuj vëllezër. Gjurmët e historisë sonë të përbashkët shekullore gjenden kudo, në çdo cep të Shqipërisë. Frymëzuar nga historia e lashtë ne e konsiderojmë detyrë ta forcojmë këtë lidhje. Me rastin e kësaj vizite ne sapo kemi nënshkruar deklaratën e ndërtimit të e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të nivelit të Lartë, që do të intensifikojë marrëdhëniet tona në çdo fushë. Shqipëria sapo ka përfunduar me sukses presidencën e OSBE dhe që nga janari ka marrë presidencën e BISEK.

Shqipëria përjetoi 2 tërmete të mëdha në shtator dhe nëntor 2019, që lanë pas shumë dhimbje. Ne mobilizuam të gjitha mjetet në dispozicion të popullit shqiptar. Përveç kësaj vendosim të ndërtojmë 522 njësi banimi për vëllezërit shqiptarë. Shpresojmë që të përfundojë ndërtimi në gusht dhe tua dorëzojmë vëllezërve tanë ne nevojë. Ky do të jetë simbol i marrëdhënieve tona. Ne jemi investitori më i madh i huaj në Shqipëri. Më shumë se 600 kompani turk ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri. Bashkëpunimit ekonomik ne do t’i japim, një dimension tjetër. Xhamia e Plumit në Shkodër që do të restaurohet nga drejtoria e fondacioneve, shpresoj që ky projekt të filloj pranverën e ardshme. Një nga pikat kryesore, ishte lufta kundër terrostisit, ne bashkohemi që FETO përbën një kërcënim për 2 vendet, nuk do lejojmë që FETo të hemojë marrëdhëniet mes dy vende dhe Turaia do jetë pranë Shqiprisë. Fondacioni i Marfit, që ka marrë unfiversitetin e New York bashkë me Universitetin e Stambollit dhe hedhin bashkë hapat, janë rreth 100 student, dhe me këtë kemi hedhur një hap shumë të rëndësishëm. Dua që të uroj zgjedhjet e 25 prillit të jenë të dobishm për Shqipërinë dhe popullin shqiptar”, tha Erdogan.