Cristiano Ronaldo luajti një nga ndeshjet më të këqija të sezonit në San Siro kundër Milanit. Zhgënjyese, pa dyshim për këtë.
Chiesa u bë CR7 me dy gola, portugezi ishte protagonist i një performance negative që La Gazzetta dello Sport e analizoi si më poshtë:
“Pse ai u zgjerua në krah si në ditët e vjetra (para Pirlos)? Jashtë loje, në asnjë veprim vendimtar, shpesh i injoruar nga shokët e tij të skuadrës. Boshti i djathtë i Milanit, nga Castillejo te Dalot, natën e kaluar lanë shumë për të dëshiruar, por Ronaldo nuk ishte fare aty Pyetja: a duhet të ishte ndërruar Ronaldo?
Of mice and men: The lab-rat software tracking Ronaldo_china.org.cn
Cristiano Ronaldo ishte zero në sfidën ndaj Milanit, ashtu si ndodhi dikur ndaj Atalanta. Portugezi nuk u dallua për asgjë përveç një pasimi për McKennie brenda zone.
Fabio Capello, për Sky Sport, shpjegoi se ku qëndron problemi te portugezi që ndodh të zhduket në të tilla ndeshje.
“Kjo ishte një nga ndeshjet më të dobëta të tij, për të mos thënë me e dobëta. Megjithatë, Juventusi fitoi edhe pa të. Problemi është se sa herë rritet ritmi i lojës dhe shpejtësia, ai has vështirësi”.
“Milani luajti fort dhe me presing, ndaj Ronaldo nuk mundi të bënte diferencën. Kjo ndodhi edhe te Juventus-Atalanta në Torino, nëse e mbani mend”.