Vajza më e vogël e presidentit të SHBA, Donald Trump, Tiffany, është fejuar me të dashurin e saj, Michael Boulos. Në ditën e fundit të babait të saj si i pari i SHBA-së, ajo e ka postuar në Twitter një fotografi nga ambientet e Shtëpisë së Bardhë. Vajza e politikanit, Tiffany Trump, publikoi në rrjetin social Twitter një fotografi me të fejuarin e saj të realizuara brenda ambienteve të Shtëpisë së Bardhë, duke treguar po përshëndetet me shtëpinë, ku e kishte për nderë të jetonte përreth katër vite.
“Ka qenë një nder të festoja shumë momente dhe ngjarje historike, si dhe të krijoja kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, por asnjë nga ta nuk ishte kaq i veçantë sa fejesa me të dashurin tim të mrekullueshëm. Ndihem e bekuar dhe e ngazëllyer për kapitullin e ri”, ka shkruar ajo.