Pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, duket se kanë filluar rrjedhjet e para në partitë politike. Kjo ka ndodhur te LSI-ja, ku ish ministri i drejtësisë Nasip Naço ka deklaruar hapur se do t’i bashkohet Partisë Socialiste.
Naço i shoqëruar nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi gjatë një vizite në Berat, bëri të ditur bashkimin e tij më PS, ndërsa vetë Klosi tha se socialistët do të marrin 5 deputet në Berat dhe se Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente.