Spitali rajonal i Beratit u pajis me autoambulanca të reja, për të garantuar shërbim cilësor. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, publikoi sot pamje nga autoambulancat e reja në Berat.

“Vijon forcimi i flotës antiCOVID edhe në spitalin rajonal të Beratit me autoambulancat moderne, për të garantuar shërbim cilësor, afër vendbanimit dhe për t’ju përgjigjur në kohë urgjencave mjekësore”, – tha Manastirliu.
36 autoambulanca të reja, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese kanë plotësuar flotën e urgjencës kombëtare në territor.

#VIJON forcimi i flotës ? antiCOVID edhe në spitalin rajonal të #Beratit, me autoambulancat moderne, për të garantuar…

Posted by Ogerta Manastirliu on E premte, 29 Janar 2021