Drejtoresha e përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) Ledina Beqiraj, nënshkroi sot memorandumin e bashkëpunimit me Zyrën e Pronësisë Industriale të Republikës së Çekisë, përfaqësuar nga presidenti i saj, Josef Kratochvil.
“Duke konsideruar rёndёsınё e pronёsısё industrıale pёr zhvıllımın e ekonomisё, promovimin e inovacionit dhe shkëmbimin e teknologjisë, si dhe duke njohur nevojёn pёr tё promovuar dhe përmirësuar inovacionin dhe për të forcuar sistemet kombëtare të pronësisë industriale, palët ranë dakord për bashkëpunim më të gjerë bilateral ndёrmjet Zyrave”, bën të ditur DPPI përmes një deklarate për shtyp.
Të dy zyrat ranë dakord për të krijuar modalitetet e nevojshme pёr tё patur shkëmbim të rregullt të informacionit dhe të praktikave mё tё mira, si dhe për të ndërmarrë së bashku trajnime dhe aktivitete të tjera bashkëpunuese.
Në deklaratë theksohet se zyra homologe e republikës së Çekisë, e cila ka festuar 100-vjetorin e krijimit të saj, është një ndër zyrat homologe ku DPPI mund të referohet për të përfituar dhe përvetësuar praktikat më të mira të punës në fushën e pronësisë industriale.