Disa ditë më parë kreu i PD, Lulzim Basha filloi shpërndarjen e grupeve të punës në terren.
Ai shpalli fushatën me dy faza, muajin e parë dhe muajin e dytë. Sipas programit të Bashës, muaji i parë do të ishin të rinjtë të cilët do të shkonin shtëpi më shtëpi ku do të prezantoheshin dhe do u jepnin qytetarëve të plotësonin disa formularë. Gjithashtu u dha edhe një udhëzim se si do të silleshin me qytetarët.
Por çfarë ka ndodhur?
Ndërkohë që njerëzit kanë filluar të shkojnë në terren për të mbedhur informacione, Lulzim Basha shpalli programin.
Në fakt formulari ka disa pyetje të cilat qytetarët duhet të plotësonin, por që Basha nuk i kushtoi asnjë rëndësi pasi shpalli programin pa lexuar mendimet apo kërkesat e qytetarëve.
Pytetjet kryesore në këtë formular janë:
Kush janë dy problmet më të mëdha që sipas jush ka krijuar qeveria e Edi Ramës në këto 8 vite?
Kush do të donit të ishin dy prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme të Lulzim Bashës?
Cili ësht shqetësimi kryesor i familjes suaj që do të donit të merrte zgjidhje menjëherë sapo Lulzim Basha të jetë kryeministër?
Ndërkohë që këto formularë nuk kanë përfunduar së plotësuari, Luli e shpalli programin. Përse i gënjen njerëzit? Për çfarë vazhdon të lodhë strukturat kot me ushtrime të sforcuara që nuk kanë asnjë vlerë? Sepse kjo është një tallje edhe me strukturat e Partisë Demokratike, është dhe tallje me qytetarët.
Është tallje e dyfishtë sepse Basha e shpalli programin, edhe taksat edhe rritjen e pensionit e çdo gje ekonomike, gjithçka që do të bëjë me ardhjen e tij në pushtet. Tani lind pyetja pse i plotëson këto formularë? Apo po bën sondazh me strukturat e partisë nëse do e votojnë apo jo demokratët, sepse nuk ka përgjigje tjetër.
Jemi përballë faktit kur ka çuar njerëzit të mbledhin përgjigjet e njerëzve për të ndërtuar një program mbi problematikat që ngrenë qytetarët, ndërsa nga ana tjetër ka shpallur programin. Për çfarë e bën këtë veprim? Për të gënjyer si gjithmonë?/CNA.al/