Në javën përpara ceremonisë së tij të betimit, një artist nga Kosova ka krijuar portretin e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden duke përdorur kokrra gruri dhe fara.
Euronews thotë se Alkent Pozhegu përdori për realizimin e veprës së tij plot 120 kilogramë grurë, misër, fasule, fara luledielli dhe oriz.
“Shpresoj që me kalimin e kohës të bëj diçka shumë më të madhe sepse Biden, e meriton vërtet. Ai ka qenë një kontribues i madh në ndihmën e ndërtimit të shtetit të Republikës së Kosovës,”–është shprehur artisti. Pozhegu punoi për ditë të tëra në qendrën kulturore të Gjakovës për të përgatitur portretin me përmasa tre metra me 2.5.
Biden është mjaft i njohur në Kosovë, ku në vitin 2016 emri i djalit të tij të ndjerë, Beau iu vendos një rruge pranë kampit ushtarak të Bondsteel. Beau, që ndërroi jetën 6 janarin e 2015-tës nga kanceri, kishte punuar në Kosovën e pasluftës nga viti 1998 deri në 1999 pas luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas për organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Europë.