Në prag të nisjes zyrtare të fushatës elektorale, Partia Demokratike gjendet në një moment delikat për shkak të delegimit të drejtuesve të qarkut, listimit të kandidatëve për deputetë si dhe raportet me aleatët.
Duke qenë se situate gjendet në një moment jo fort komod për të shkaktuar përplasje, është dashur ndërhyrja e liderit historik të kësaj partie Sali Berisha. Berisha është rikthyer këto ditë pas shumë kohësh në seli ku ka nisur diskutimet për të normalizuar situatën, raporton gazeta Drita.
Berisha ka zhvilluar një sërë komunikimesh të rëndësishme me drejtues dhe ish drejtues të lartë, për të konkretizuar vijueshmërinë e bashkëpunimit. Në fotografinë e mëposhtme shihet edhe makina personale që përdor Berisha, e cila këto ditë është parë të hyjë dhe të dalë shpesh në selinë e demokratëve.