Kryeministri Edi Rama në Qendrën e e Re Shëndetësore Nr.1, Tiranë, teksa ka pasur edhe një reagim për rastin skandal të ‘Shefqet Ndroqit’. I keqardhur për skandalin te ‘Shefqet Ndroqi’, kryeministri Edi Rama theksoi se nga investigimi i bërë Tire Alldervishi nuk rezulton të jetë e lidhur me mjekë. Një ngjarje e tillë për kreun e qeverisë në zhbën punën e mjekëve të cilët punojnë në kushte të vështira si heronj të vërtetë.

“Jam mirënjohës për mjetë dhe infermieres sidomos për ato që punojnë në këtu dhe në këtë situatë kaq të ngarkuar. Jam i keqardhur për atë historinë e asaj sanitares që cenon imazhin, reputacionin dhe punën e jashtëzakonshme të mjekëve, dhe krijon perceptimin që kjo është një mënyrë e të punuarit, realisht e vetmja gjë që më ka pëlqyer në atë ngjarje është puna e bërë nga gazetarët investigativ se kanë nxjerrë në pah një llum, tejet të papërtypshëm. Do thoja që investigimi i tyre nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte i lidhur me mjekët dhe ishte zinxhirë, duhet të jetë një kambanë alarmi, për njerëzit që janë në alarm, që nuk duhet të ndjekin rrugë të tilla se ne jemi në dispozicion.,

E dimë që nuk ka pyll pa derra, ku ka asnjë sistem ku mund të gjenden fundërrina të tilla, por kjo nuk e bën sakrificën dhe madje në këtë rast heroizimin. Disa nga kolegët tuaj kanë humbur jetën dhe ju jeni më të ekspozuarit dhe jo vetëm nuk keni lënë njeri rrugëve, por keni përballur rrezikun, edhe pse ju janë kanë garantuar mjetet mbrojtëse. Besoj se me gjithë ndryshimet që po bëhen dhe nga infrastruktura e paga, dhe në këtë aspekt do ketë përmirësim. Nuk do të ndalemi këtu, jemi në diskutim për të krijuar më shumë pavarësi të njësive administrativë.

Faktikisht duke parë sa thellë e ka bërë Turqia kapërcimin nga një fazë, si ofertë dhe kërkesë dhe se si këto probleme të ryshfetit janë zgjedhur me sistem duke fuqizuar mjekët dhe autonominë e sistemit besoj që edhe nga kjo eksperiencë dhe një grup o përbashkët pune do e çojmë në një nivel më të konsoliduar”, tha Rama.