Kreu i Partisë Demokratik, Lulzim Basha ka vendosur që t’i shfrytëzojë edhe disa momente kënaqësie nga ecja në mal. Këtë ditë të dielë, Basha është veshur sportiv dhe me kapele, dhe ka dalë t’i bëjë disa fotografi perëndimit të diellit nga Malësia e Tiranës. Këto foto të kryedemokratit i ka publikuar në faqen e saj të Instagramit vetë gruaja e tij, Aurela Basha, e cila i shoqëron me mbishkrimin: “Perendimi ne Malesine e Tiranes”.

Së fundmi, teksa na ndajnë disa muaj nga zgjedhjet, Aurela ka hapur disa llogari në rrjetet sociale ku përpiqet të tregojë jetën e thjeshtë që bëjnë në një vilë me pishinë. Ironia është se nga postimet, duket se gatimi më i zakonshëm në tryezën e tyre janë groshët.