Ylli i Manchester United, Marcus Rashford i prin listës si futbollisti më i vlefshëm në Evropë, sipas statistikave të CIES Football Observatory. Vlera e tij arrin në 165.5 milionë euro, duke lënë pas vetes emra të mëdhenj në futbollin evropian. Rashford ka treguar potencialin e tij me Manchester Unitedin, duke e ndihmuar klubin të jetë një konkurrent i fortë për titullin në Premierligë këtë edicion.

Pas anglezit, vjen Haaland me 152 milionë euro, i ndjekur nga Alexander-Arnold me 151.6 milionë dhe Bruno Fernandes me 151.1 milionë. Pesëshen e parë e përmbyll ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, kurse në top-10 hyjnë edhe Jadon Sancho, Joao Felix, Alphonso Davies, Raheem Sterling dhe Kai Havertz.