Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka konfirmuar 13 fluturime për datën 7 janar 2021. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.

“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse”, thuhet në njoftim.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e enjte janë:

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim. Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim. Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim. Albawings – Tiranë – Ankona dhe kthim. Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim. Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim.