GAzetari Erl Murati në një prenoncim pë News 24 ka folur edhe për fushatën se si po shkojnë në zgjedhje partitë politike. Në reagimin e tij Murati shprehet se Partia Socialiste di të bëjë fushatën elektorale më mirë se Partia Demokratike dhe duke ironizuar fushatën e dobët të Lulzim Bashës, gazetari thotë se duhet të jesh budalla që të punosh njësoj e të pretendosh për rezultat ndryshe. Pra duke lën të nënkuptohet që me fushatën që po bën PD, rezultati do të jetë i njëjti me zgjedhjet e kaluara.

“PS di ta bëjë fushatën elektorale më mirë sesa Partia Demokratike. Mesazhi i saj në drejtim të elektoratit është më i qartë se ajo i PD-së, prandaj dhe fitoi më 2017. Shohim se jemi në të njëjtën gjendje si më 2017. Është një shprehje që duhet të jesh budalla që të sillesh njësoj dhe të synosh që të kesh rezultat ndryshe.”- tha Murati.