Dy ditë pasi u prezantua si drejtues politik i Elbasanit, Sekretar i Përgjithshëm i Elbasani është takuar me themeluesit e PD-së në atë qark. “Kënaqësi e veçantë që të njihem e të ndaj ide, mendime e shqetësime me Fatos Bajraktarin, Nikolla Leçkun, Edi Pojanin, Ismail Çalën, Shefqet Deliallisin, Reshit Haxhihysenin, Pavllo Jorgaqin, e Jorgji Dulen. 30 vite më parë këta burra, e shumë të tjerë, me kurajo dhe me urtësi, themeluan Partinë Demokratike në Elbasan”.

Bardhi thotë se ka ende rrugë për të realizuar ëndrrat dhe aspiratat e asaj kohe. Megjithatë sipas tij nuk mungon dëshira, frymëzimi entuziazmi dhe energjia. “Bashkë me themeluesit, me demokratët, me qytetarët e Elbasanit, do të bëjmë realitet thirrjen; Shqipëria si gjithë Europa. Një qeveri me njerëzit, për njerëzit. Qeveri që jep llogari dhe që kontrollohet nga qytetarët”, shkruan Bardhi sipas të cilit, Qarku i Elbasanit do t’i prijë ndryshimit që po vjen më 25 Prill.