Për familjen Qema nga Hasi sot është një ditë e bekuar, me ardhjen në jetë të trinjakëve Marleo, Ajla dhe Anea. Lajmin e bëri të ditur vetë ministrja Manastirliu përmes një postimi në “Facebook” ku shkruan: “Gëzim i trefishtë për familjen Qema nga Hasi, me ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trinjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360,000 lekë të reja”.

Postimi i plotë i ministres Manastirliu: “Gëzim i trefishtë për familjen Qema nga Hasi, me ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trinjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360,000 lekë të reja. Nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë #FëmijëtTëParët”.