Gjermania po futet në karantinë deri në fund të muajit janar. Gjithashtu autoritetet përkatëse kanë vendosur kufizime të reja më të ashpra për të marrë nën kontroll situatën e Covid-19. Këtë lajm e ka dhënë vetë kancelarja, Angela Merkel e cila i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të respetojnë këto masa dhe të kufizojnë kontaktet me njerëzit e tjerë.
“Ne duhet të kufizojmë kontaktin në mënyrë më rigoroze. Ne kërkojmë nga të gjithë qytetarët të kufizojnë kontaktin në minimumin absolut”– u tha ajo gazetarëve pas një takimi me udhëheqësit e 16 shteteve federale të Gjermanisë.