Në dekadën e fundit, fatalitetet nga aksidentet rrugore në Shqipëri janë përgjysmuar. Lajmi vjen nga shifrat zyrtare të INSTAT, ku rezulton se në vitin 2020, vdi qën nga aksidentet rrugore 181 persona në Shqipëri, ose 60 persona për milion banorë.

Para një dekade, vdi qën 125 persona per milion banorë (Shihni grafikun 1)


Po të krahasojmë fatalitetin rrugor të Shqipërisë me të SHBA-së, vendit me trafikun me të mbikqyrur të botës, rezulton se në dy vitet e fundit, ne kemi patur një nivel ndjeshëm më të ulët të vde kjeve nga aksidentet rrugore (për milion banorë; shihni grafikun 2) .