Aktorja e humorit, Arjola Demiri gjithmonë është treguar e hapur për sa i përket jetës së saj personale. Dhe së fundmi ka zbuluar detaje të reja, duke na rrëfyer se është single dhe ende nuk e ka gjetur personin e zemrës.
Në një intervistë për “Afer Party”, nëna e tre fëmijëve rrëfeu se vendi më i çuditshëm ku ka bërë se ks është në mal dhe i pëlqejnë puthjet pranë zjarrit. Ndërsa mashkullit që do jetë në krah të saj në të ardhmen, iu drejtua duke thënë: “Kam shumë nevojë për dashuri”.
Pjesë nga intervista: Shpenzon apo fiton më shumë para? Arjola Demiri: Shpenzoj më shumë.
Mami e rreptë apo tolerante? Arjola Demiri: Tolerante.
Në një lidhje apo single? Arjola Demiri: Single
I bën apo të bën më shumë surpriza? Arjola Demiri: Kujt? (qesh) Nëse jemi në të ardhmen, do më bëjë më shumë surpriza.
Të kthehesh në 2020-ën apo tek ish i dashuri? Arjola Demiri: Në 2020-ën.
Puthje buzë detit apo pranë zjarrit? Arjola Demiri: Pranë zjarrit
Mashkulli VIP shqiptar që kam patur dhe kam ende fiksim … Arjola Demiri: Nuk kam patur
Vendi më i çuditshëm ku kam bërë dashuri është në … Arjola Demiri: Në mal
Bëji një dedikim Live personi të zemrës… Arjola Demiri: Personit të zemrës që duhet të jetë duke ardhur rrugës për tek unë ithem që: “Kam shumë po shumë nevojë për dashuri”.