Ura e re që lidh Paskuqanin me Tiranën u hap duke lehtësuar lëvizjen drejt kryeqytetit për 70 mijë banorë. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet për ndërtimin e kësaj ure, një vepër që lehtëson lëvizjen për 70 mijë banorë të Kamzës drejt kryeqytetit.

“Hapet ura lidhëse midis Paskuqanit dhe Tiranës. Një vepër që lehtëson lëvizjen për 70 mijë banorë të Kamzës drejt kryeqytetit. Punë jo gjumë”, tha Rama. Ura e vjetër në një gjendje të amortizuar u shemb tërësisht për t’ja lënë vendin urës së re e ndërtuar me standardet më të mira dhe që garanton qarkullimin normal të mjeteve dhe kalimtarëve.