DASHI-Puna: Merkuri do të jetë në shenjën tuaj dhe do t’ju lejojë të krijoni një vizion të qartë për të ardhmen dhe të merrni vendime që do të ndikojnë ndjeshëm në karrierën tuaj. Kurioziteti juaj do t’ju çojë në shtigje krejtësisht të reja. Shëndeti: Jeni duke punuar shumë me qëllim që t’i përfundoni të gjitha detyrimet, mirëpo nuk po i lejoni vetes që të pushoni dhe të ruani energjinë për t’u kënaqur edhe pas fundjavës.
Dashuria: Mundohuni ta dëgjoni partnerin tuaj, sepse ka mundësi që ai ka qenë i mbyllur në vetvete për ca kohë dhe nuk ndihet i lirë dhe nuk di si të rrëfehet. Deshtë e lirë do të jenë shumë i mbyllur dhe nuk do të lejojë askënd t’u afrohet, gjë që do t’i pamundësojë ata të hyjnë në një marrëdhënie romantike.
DEMI-Puna: Do të kënaqeni me punën tuaj gjatë kësaj jave dhe jepni maksimumin që mund të rezultojë në suksese të shumta të biznesit dhe shpërblime të cilat as nuk i prisnit. Shëndeti: Kushtoni kujdes ushqimit të cilin po e konsumoni. Keni nevojë për mjaft vitamina.
Dashuria: Ju jeni jashtëzakonisht të lumtur dhe të përkushtuar ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj jave dhe jeni duke u përpjekur të krijoni marrëdhënie sa më të mira. Është e mundur që ju të vendosni të shkoni për pushime. Demat e lirë do të përqendrohen në punën dhe planin e tyre për vitin e ardhshëm.
BINJAKËT-Puna: Një sërë negociatash biznesi do të jenë jashtëzakonisht të favorshme për ju dhe do të nënshkruani kontrata shumë të vlefshme. Kjo është vetëm një uverturë për vitin e suksesshëm që e keni përpara. Shëndeti: Keni nevojë për sa më shumë aktivitete fizike. Shmangni udhëtimet dhe mos u ulni pas timonit kur jeni të lodhur.
Dashuria: Kjo është koha për fillime të reja, prandaj rishikoni njerëzit përreth jush dhe marrëdhënien në të cilën jeni tani. Mund të keni nevojë të merrni disa vendime të vështira, prandaj ato vendime merrni para fundit të këtij viti. Binjakët e lirë do të vendosin të fillojnë një marrëdhënie të re, por ata nuk do të presin shumë nga ajo marrëdhënie.
GAFORRJA-Puna: Disa nga kolegët tuaj me të cilët nuk keni pasur raporte edhe aq të mira gjatë kësaj periudhe ndoshta do të largohen nga kompania, ose të paktën të ndalojnë së punuari pranë jush, gjë që do ta bëjë jetën tuaj të përditshme shumë më të lehtë. Shëndeti: Mos e injoroni dhembjen e kokës. Keni nevojë të bëni një vizitë te mjeku.
Dashuria: Nëse një person nga e kaluara është shfaqur në jetën tuaj në periudhën e mëparshme, ndaj të cilit ende ndieni diçka, mbase është koha të ripërtërini pasionet tuaja. Megjithatë, mendohuni dy herë para se të rifilloni marrëdhënien. Gaforret e zëna po planifikojnë të ardhmen me partnerin e tyre.
LUANI-Puna: Nëse mendoni se punëdhënësi juaj nuk po i përmbahet etikës së punës dhe është i prirë për grindje të ndryshme, gjatë kësaj jave nuk do të merrni guximin ta denonconi atë publikisht. Nëse keni qenë të pakënaqur me punën tuaj për disa kohë, është e mundur që të vendosni për një biznes drastik këtë javë. Shëndeti: Keni një ndjenjë dobësie, mos e lejoni veten të lodheni shumë dhe të mos shkoni në palestër këtë javë.
Dashuria: Merkuri është në një pozitë të favorshme për shenjën tuaj gjatë kësaj jave dhe do t’ju japë një vetëbesim të madh dhe do t’ju çojë në një sërë takimesh fatale. Nëse keni menduar për disa kohë nëse do të filloni një marrëdhënie me dikë, kjo është koha e duhur për ta bërë këtë. Luanët e zënë duan të jenë të vetmuar dhe të kalojnë ca kohë duke rishqyrtuar lidhjen e tyre.
VIRGJËRESHA-Puna: Ndani idetë tuaja të biznesit me njerëz të besueshëm, sepse është shumë e mundur që njëri prej tyre mund t’ju ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në realizimin ideve. Shëndeti: Jeni shumë të stresuar dhe të tensionuar, lërini trupit tuaj kohë të mjaftueshme për t’u çlodhur dhe pushuar.
Dashuria: Inteligjenca juaj emocionale do të jetë në nivel të lakmueshëm këtë javë dhe do ta kuptoni lehtësisht se kush nuk po punon në interesin tuaj më të mirë. Nëse kohët e fundit keni vërejtur sjellje të dyshimta te partneri juaj, është e mundur që dyshimet tuaja janë më se të justifikuara dhe kjo do të vërtetohet gjatë kësaj jave. Virgjëreshat e lira janë përqendruar te vetja dhe po planifikojnë lëvizje të reja biznesi.
PESHORJA-Puna: Mos humbni kohë, sepse detyrimet tuaja thjesht do të grumbullohen dhe do të stresoheni edhe më shumë. Situata juaj financiare do të përmirësohet ndjeshëm këtë javë. Shëndeti: Probleme të mundshme me hormonet, kushtojini më shumë vëmendje shëndetit tuaj, i cili ndikohet shumë nga stresi.
Dashuria: Jeni duke u përballur me një numër sfidash personale, por ka shumë rëndësi për ju që partneri juaj është gjithmonë pranë jush dhe ju mbështet pa rezerva. Mos ngurroni të flisni me të për ndjenjat tuaja dhe të bisedoni për dyshimet tuaja. Peshoret e lira, si gjithmonë, janë në qendër të vëmendjes, pra kjo është një periudhë flirti dhe argëtimi për ta.
AKREPI-Puna: Komunikimi juaj me kolegët dhe partnerët e biznesit është shumë i dobët, gjë që mund të çojë në keqkuptime të shumta. Sigurohuni që të jeni gjithmonë të përqendruar dhe mos nënshkruani asgjë para se të keni lexuar mirë. Shëndeti: Mos i ndërprisni stërvitjet, është jashtëzakonisht e rëndësishme të krijoni një rutinë.
Dashuria: Akrepat e lirë presin ndryshime pozitive në planin privat dhe është e sigurt që deri në fund të këtij muaji do të gjejnë personin e duhur për veten e tyre. Nëse jeni në një lidhje afatgjatë, është e mundur që gjatë kësaj periudhe të keni grindje të vogla që mund të kapërcehen lehtë me biseda dhe me durim.
SHIGJETARI-Puna: Jini më i kujdesshëm këtë javë dhe përpiquni të përshtatni planet tuaja me dëshirat e kolegëve dhe partnerëve tuaj të biznesit. Është e mundur që të shkoni në një udhëtim të shkurtër biznesi apo në një konferencë. Shëndeti: Kanalizoni tensionin ditor përmes aktivitetit fizik dhe stërvitjeve.
Dashuria: Shigjetarët e lirë e kanë të vështirë të fitojnë besimin te njerëzit, gjë që e kanë shumë të vështirë të kenë ndonjë marrëdhënie të rëndësishme me të tjerët. Mosmarrëveshjet në marrëdhënie do ta shënojnë këtë periudhë dhe ka mundësi që ato të krijojnë probleme serioze në marrëdhëniet dashurore.
BRICJAPI-Puna: Mos reagoni emocionalisht kur merrni vendime biznesi dhe jini plotësisht të pranishëm dhe të përqendruar në të gjitha takimet, në mënyrë që të mos humbni asnjë nga detajet e rëndësishme. Shëndeti: Ndryshoni rutinën tuaj ditore dhe përshtatni ato me detyrimet e reja.
Dashuria: Përpiquni ta riktheni stabilitetin në jetën tuaj, por edhe në marrëdhëniet tuaja me partnerin, sepse ka shumë mundësi që kohët e fundit të jeni shqetësuar nga rrethana të ndryshme. Bricjapët e lirë vazhdojnë të luftojnë me një sërë problemesh personale që i pengojnë të përfshihen në çështje dashurie.
UJORI-Puna: Keni nevojë për paqe dhe qetësi për të qenë produktiv, kështu që kjo mund të jetë java që ju duhet të largoheni nga zyra dhe të filloni të punoni nga shtëpia ose nga një kafene aty pranë. Shëndeti: Hani rregullisht dhe flini për të paktën 8 orë, në mënyrë që shëndeti juaj të mos pësojë.
Dashuria: Gjatë kësaj jave mund të gjendeni në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe madje mund të detyroheni të zgjidhni një anë midis një partneri dhe një miku. Bisedoni me të dy palët dhe zbuloni shkakun e keqkuptimit. Ujorët e lirë do të jenë shumë të relaksuar dhe do t’i shijojnë ditët e fundit të këtij viti, duke mos menduar për dashuritë e reja.
PESHQIT-Puna: Mos e refuzoni ndihmën e kolegëve, sepse në asnjë mënyrë nuk do të thotë që është shenjë e dobësisë. Ju jeni të lodhur dhe nuk mund të kujdeseni për gjithçka që është plotësisht në rregull, por nuk keni frikë të pranoni se keni nevojë për ndihmë. Shëndeti: Lehtësoni presionin e biznesit dhe të emocioneve duke shkuar për një shëtitje ose duke u regjistruar në një vallëzim.
Dashuria: Peshqit e lirë, nuk preferohen të fillojnë marrëdhënie romantike, sepse ka mundësi që ata në vete të bartin një kurth shumë të rrezikshëm. Nëse me të vërtetë ju pëlqen dikush, pyesni për të mirë para se ta fusni në shtëpinë tuaj. Peshqit e zënë kënaqen me marrëdhënien e tyre dhe përgatiten ta ngrenë atë në një nivel më të lartë.