Klubi i Skënderbeut dhe trajneri Juluan Ahamtaj kanë mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin e tyre. Lajmin e ka dhënë vet klubi korçar përmes një njoftimi.
“Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim.
KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit. I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!”, shkruan klubi Skënderbeut.