Ditë më parë, Shqipja ishte ‘kapur’ me Tean, duke i thënë se po shtiret ngase nuk është në lidhje me Andin. Që kur u përjashtua nga emisioni “Për’puthen”, Shqipja ka postuar në rrjetet e saj sociale foto e video ku su lmonte Andin dhe Tean, të cilët vendosën që të dilnin bashkë nga programi.

Por mesa duket gjërat qenkan ashtu siç ka thënë Shqipja, që Tea në të vërtetë është në një lidhje dashurie me ish-konkurrentin, Bearti. Dje u postuan foto e video që e vërtetonin një gjë të tillë, e madje edhe vetë Bearti e pranoi se “dashuria e tyre ishte e vërtetë”.

E teksa “bombat” e paralajmëruar nga Shqipja kanë “shpërthyer”, nuk mungoi reagimi i saj edhe pse në mënyrë indirekte. Ajo postoi “memen” e famshme “Thug Life”.