Deri në 200 anëtarë të Gardës Kombëtare, prezent në ceremoninë e inaugurimit në Uashington kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.
Tre burime të Gardës Kombëtare i thanë Politico se mbi 100 trupa kanë rezultuar pozitivë ndërsa disa qindra të tjerë aktualisht janë në karantinë në hotele pasi kanë shfaqur simptoma ose janë ekspozuar ndaj virusit. Agjencia e Lajmeve Reuters raportoi se midis 150 dhe 200 kishin rezultuar pozitiv, sipas një zyrtari anonim të SHBA.
Sipas burimeve të dhëna, hidhet ideja se Garda Kombëtare dështoi në zbatimin e protokolleve të distancës sociale dhe disa persona nuk zhvilluan teste negative para marrjes së detyrës, disa morën vetëm kontrolle të temperaturës dhe disave u tha të ndërpresin karantinën ose ta lënë atë plotësisht në mënyrë që të raportojë për detyrë.
Shkalla e plotë e infektimit nuk dihet ende pasi Garda nuk ka konfirmuar numrin e infeksioneve ose cilat trupa janë goditur më shumë. Por kjo vjen vetëm pak orë pasi fotografitë tronditëse treguan deri në 5,000 Gardianë duke fjetur në dyshemenë e një garazhi parkimi të mbushur të Enjten mbrëma.
Gati 25,000 trupa u dërguan në Kapitol nga të 50 shtetet pas kryengritjes së 6 Janarit për të mbështetur policinë e Kapitolit në ruajtjen e selisë së demokracisë amerikane dhe inaugurimin e Presidentit Joe Biden. Mijëra trupa tashmë kanë filluar të kthehen në shtetet e tyre me vetëm 10,600 trupa akoma në detyrë në Kapitol. Nuk është e qartë se sa trupa kanë lënë tashmë Uashingtonin ose nëse janë testuar para nisjes së tyre.