Një avion me më shumë se 50 pasagjerë në bord është zhdukur pas ngritjes nga kryeqyteti indonezian Xhakarta ditën e sotme (9 janar).
Sipas mediave të huaja, Sriwijaya Air Boeing 737 humbi kontaktin gjatë rrugës për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore. Faqja online për ndjekjen e fluturimit Flightradar24.com thotë se avioni kishte humbur më shumë se 3,000 m (10,000ft) në lartësi në më pak se një minutë.